Maroku bën historinë, ‘rrezon’ edhe Portugalinë e Ronaldos
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Pas eliminuan Spanjën pak ditë më parë, Maroku ‘rrezon’ edhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Maroku e mposhti sonte Portugalinë, me rezultat 1-0, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, duke shkruar historinë pasi që për herë të parë marokianët prekin gjysmëfinalen e një Botërori.
Kombëtarja e Marokut edhe në duel me portugezët u tregua ekip i pathyeshëm.
Y. En-Nesyri (42’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores së Marokut, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë të kësaj supersfidë, futbollistët e Portugalisë më të gjitha forcat u hodhën në sulm drejt portës së Marokut, duke rrezikuar disa herë, por assesi nuk ia dolën që të thyen mbrojtjen e Marokut.
Përfundimisht Maroku bën befasinë më të madhe në këtë Botëror, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Angli-Francë që luhet prej orës 20:00, derisa Ronaldo me shokë shkon të shpija.
Mbyllet pjesa e parë, Maroku trondit Portugalinë
(E plotësuar) Pjesa e parë ndërmjet Marokut dhe Portugalisë, është mbyllur me epërsinë e marokianëve prej 1-0.
Y. En-Nesyri (42’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi Marokun prej 1-0.
Maroku dhe Portugalia po luajnë në kuadër të çerekfinales së këtij Botërori.
Pjesëloja e parë mes këtyre dy kombëtarëve, ka dhënë një super-ndeshje me aksion dhe raste të mira nga të dy skuadrat.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Marok-Portugalia, starton ndeshja, live në RTK
(E plotësuar) Ka startuar dueli i radhës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndërmjet Marokut dhe Portugalisë.
Maroku dhe Portugalia po luajnë në kuadër të çerekfinales së këtij Botërori, sfidë të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Maroku që çoi të shpija Spanjën, kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos synon befasinë e radhës, edhe pse portugezët llogaritën favorit të paktën në letër.
Publikohen formacionet zyrtarë të sfidës Marok-Portugali
(E plotësuar) Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Marok-Portugalia.
Maroku dhe Portugalia do të ndeshen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’, sfidë të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Maroku që çoi të shpija Spanjën, kundër Portugalisë së Kristiano Ronaldos synon befasinë e radhës, edhe pse portugezët llogaritën favorit të paktën në letër.
Asi i Portugalisë edhe këtë ndeshje do ta nis në bankinë.
Formacionet zyrtare të dy skuadrave:
























