17:52 / 10.12.2022
Trajneri i Portugalisë: Zhgënjim i madh, ky brez nuk mbaron këtu
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Portugalia tashmë është jashtë Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Portugezët sonte u mundën nga Maroku (1-0), duke i dhënë fund aventurës në këtë Botëror.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos pas ndeshje është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen nga Maroku dhe eliminimi nga ky Botëror.
“Për ne, për mua dhe për lojtarët, është një zhgënjim i madh. Skuadra kishte besim, por e vërteta është se ne nuk ia dolëm”, tha Santos.
“Për momentin jemi shumë të trishtuar, por ky brez nuk mbaron këtu dhe do ta ketë mundësi për të bërë gjëra të mira për futbollin portugez. Ishim të bindur se mund të shkonim në finale dhe të fitonim”, theksoi tekniku portugez.























