19:44 / 10.12.2022
Sulmuesi i Marokut: Ne po jetojmë ëndrrën, e duam Francën në gjysmëfinale
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi i Marokut, Sofiane Boufal është shprehur tejet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Portugalisë dhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Maroku sonte mundi Portugalinë (1-0), duke kaluar në gjysmëfinalen e këtij Botërori dhe duke shkruar historinë pasi që për herë të parë kjo kombëtare prek gjysmëfinalen e një Botërori.
“Ne po jetojmë ëndrrën. Ndjeva të dridhurat. Gjithçka që kemi bërë e meritojmë”, tha ai.
“Nuk ka mbaruar këtu. Shpresoj se në gjysmëfinale do të gjejmë Francën”, theksoi Boufal.























