Bie Anglia, Franca në gjysmëfinalen e Botërorit
BKT
Qatar 2022

Bie Anglia, Franca në gjysmëfinalen e Botërorit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Kombëtarja e Francës është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, pasi sonte mundën Anglinë, me rezultat 2-1.

‘Tre Luanët’ dhe ‘Gjelat’ u ballafaquan në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori.

Të besuarit e Didier Deschamps ia dolën të mposhtin ‘Tre Luanët’ në një sfidë interesante dhe të kalojnë në gjysmëfinalen e këtij evenimenti të madh në botën e futbollit.

Tchouameni (17’), zhbllokojë lojën duke kaluar ‘Gjelat’ në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pjesëloja e dytë, ka dhuruar ndeshje dinamike dhe tejet interesante. Fillimisht Harry Kane (54’), nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1-1, duke rikthyer kombëtaren angleze në lojë.

Finishi i kësaj përballje solli lojë edhe më të zjarrtë. Olivier Giroud (78’), kalojë për të dytën herë Francën në avantazh prej 2-1, derisa anglezët patën mundësin e artë që sërish të barazojnë rezultatin, por kësaj radhë Kane (84’), dështoi nga penalltia.

Përfundimisht Franca kalon në gjysmëfinale të Botërorit, ku do të ndeshet me Marokun, derisa për Anglinë këtu merr fund aventura në këtë Botëror.

Kane dështon nga penalltia, Franca afër gjysmëfinales

(E plotësuar) Anglia sërish ishte afër barazimit të rezultatit me Francën, por sulmuesi Harry Kane (84’), dështojë nga pika e bardhë.

Kane nuk ishte i saktë në goditjen e 11-të metërshit, gjuajtja e të cilit shkoi mbi shtyllën horizontale.

‘Tre Luanët’ dhe ‘Gjelat’ po ballafaqohen në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Franca është afër gjysmëfinales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’ pasi është në epërsi kundër Anglisë prej 2-1.

Franca sërish në epërsi ndaj Anglisë, shënon Giroud

(E plotësuar) Franca sërish ka kaluar në epërsi kundër Anglisë.

Sulmuesi Olivier Giroud (78’), ka shënuar golin e dytë për avantazhin e francezeve prej 1-2.

‘Tre Luanët’ dhe ‘Gjelat’ po ballafaqohen në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Anglia gjen golin, shënon Kane

(E plotësuar) Anglia e ka barazuar rezultatin në duel me Francën në 1-1.

Është sulmuesi Harry Kane (54), i cili nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë ‘Tre Luanët’.

‘Tre Luanët’ dhe ‘Gjelat’ po ballafaqohen në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Mbyllet pjesa e parë, Franca po avancon ndaj Anglisë

(E plotësuar) Pjesa e parë e sfidës ndërmjet Anglisë dhe Francës, është mbyllur me epërsinë e skuadrës franceze prej 0-1.

‘Tre Luanët’ dhe ‘Gjelat’ po ballafaqohen në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kombëtarja franceze përmes Tchouameni (17’), kaloi në epërsi prej 0-1. Skuadra angleze rrezikoi disa herë, por pamundur ta çoj topin në rrjetë.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Franca në epërsi, shënon Tchouameni

(E plotësuar) Është zhbllokuar sfida mes Anglisë dhe Francës.

Kombëtarja franceze përmes Tchouameni (17’), kaluan në epërsi prej 0-1.

‘Tre Luanët’ dhe ‘Gjelat’ po ballafaqohen në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Angli-Francë, starton kryesfida e sontme

(E plotësuar) Ka startuar kryesfida në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndërmjet Anglisë dhe Francës.

‘Tre Luanët’ dhe ‘Gjelat’ po ballafaqohen në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Dueli mes këtyre dy kombëtareve parashikohet të sjell një ndeshje drithëruese pasi përballen dy kombëtaret që synojnë t’i shkojnë deri në fund turneut më të madh në botën e futbollit.