23:05 / 10.12.2022
Deschamps pas fitores kundër Anglisë: Me zemër dhe guxim e arritëm qëllimin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është shprehur shumë i lumtur me fitoren e të besuarve të tij kundër Anglisë dhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ’Katar 2022’.
‘Gjelat’ sonte mundën ‘Tre Luanët’ me rezultat 2-1, dhe në gjysmëfinale do të përballen me Marokun, kjo e fundit eliminoi Portugalinë.
“Ishte një ndeshje e shkëlqyer kundër një ekipi të shkëlqyer. Arritja në gjysmëfinale është një tjetër objektiv i mrekullueshëm”, tha Deschamps.
“Ka një mentalitet të madh brenda grupit tonë. E arritëm qëllimin me zemër dhe guxim. Tani duhet të përgatitemi për Marokun. Kundërshtarët tanë të ardhshëm janë surpriza më e madhe e këtij turneu”, theksoi strategu francez.























