10:25 / 11.12.2022
Një person dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt
Sh.Gashi / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga Komuna e Shtimes për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.
Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:15.”Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.























