Kane: Zhgënjim i madh, shpresojmë se Southgate nuk do të largohet
BKT
Qatar 2022

Kane: Zhgënjim i madh, shpresojmë se Southgate nuk do të largohet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Franca dhe eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.

Kane dështoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në duel me ‘Gjelat’.

“Është një zhgënjim i madh, por duhet të pranosh dhe të ecësh përpara. Pas një viti e gjysmë është Kampionati Evropian. Ne kemi talentë të mëdhenj në skuadër dhe duhet të mendojmë për të ardhmen”, tha ai.

Ai ka folur edhe për trajnerin Southagte. Kane shpreson se strategu anglez do të mbetet në krye të ‘Tre Luanëve’.

Southgate? Ai ishte një trajner i jashtëzakonshëm, vetëm mendoni se sa  larg na çoi. Ne të gjithë shpresojmë se ai do të qëndrojë në stol, por vendimi do ta merr ai”, theksoi Kane.