‘Le Parisien’: Deschamps do të jetë trajner i Francës edhe në ‘EURO 2024’
BKT
Qatar 2022

‘Le Parisien’: Deschamps do të jetë trajner i Francës edhe në ‘EURO 2024’

F.Bytyqi /RTKLive

Didier Deschamps do të jetë në krye të Kombëtares së Francës edhe pas Botërorit 2022.

‘Gjelat’ tashmë janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2002’, ku do të përballen me Marokun.

Mediumi i njohur francez ‘Le Parisien’ të dielën shkruan se “Deschamps do të jetë trajner i Francës edhe për Kampionatin Evropian ‘EURO 2024’”.

Franca nën drejtimin e Deschamps është në rrugë të përsërit suksesin e vitit 2018, ku francezët fituan Kupën e Botës.

Zinedine Zidane prej kohësh përmendet si pasues i Deschamps, por siç raportohet, Deschamps do të qëndrojë në krye të Francës të paktën edhe deri në Evropianin 2024.