10:08 / 12.12.2022
Argjentinë-Kroaci i besohet gjyqtarit italian
B. H. / RTKlive
Gjysmëfinalja e parë e Botërorit, Argjentinë-Kroaci iu ka besuar gjyqtarit të njohur italian, Daniele Orsato.
Kjo ndeshje zhvillohet të martën, në orën 20:00, ndërsa të mërkurën në të njëjtën orë do të përballen Maroku dhe Franca në gjysmëfinalen e dytë.
Gjyqtari italian me përvojë të madhe tashmë e ka gjykuar një ndeshje të Argjentinës në këtë kampionat, atë të xhiros së dytë kundër Meksikës, të cilën Messi me shokë e fituan 2:0. Orsato, po ashtu ishte gjyqtar kryesor edhe në ndeshjen hapëse të Botërorit, ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit (0:2).























