Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur rëndë në Pejë të dielën.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në fshatin Baran i Epërm. Aty bëhet e ditur se  për shkaqe ende të panjohura, viktima është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar, e më pas kryerësi i veprës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet si lëndim i rëndë”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika