Ndalohen tetë presona
E.Hoti/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë tetë persona për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu janë parashtruar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave për kryerje të veprave penale.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave.
Në dy raste të ndara, tre persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kjo Prokurori ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dhe një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Edhe Prokuroria Themelore në Pejë gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre persona.
Sipas kësaj Prokurorie, dy persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një person është ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj”.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person për veprën penale “Ngacmimi seksual”, si dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Ndërkaq që bëhet e ditur se në Prokuroritë Themelore në Prizren, Gjakovë, Gjilan dhe në Ferizaj gjatë kësaj kohe nuk ka pasuar të ndaluar.























