Kroatët kundër traditës, Argjentina nuk ka humbur kurrë një gjysmëfinale
BKT
Qatar 2022

Kroatët kundër traditës, Argjentina nuk ka humbur kurrë një gjysmëfinale

B. H. / RTKlive

Nënkampionia aktuale e botës, Kroacia, nesër, do të luajë një gjysmëfinale të re, ku përballë do të ketë Argjentinën e Messit. Në këtë ndeshje kroatët do të luajnë kundër traditës, e cila thotë se deri më tani askush nuk ka arritur ta mposht Argjentinën në këtë fazë.

Argjentinasit kanë dy tituj botërorë dhe tri finale të humbura në historinë e tyre, por një sfidë e veçantë për Kroacinë do të jetë përfundimi i serisë së Argjentinës në ndeshjet gjysmëfinale.

“Gauçosët” kanë luajtur katër gjysmëfinale të tilla deri më tani dhe nuk kanë humbur kurrë.

Argjentina e luajti gjysmëfinalen e parë të tillë në Montevideo në vitin 1930 kur mundi SHBA-në, 6:1 dhe në finale u mund nga Uruguai. Ata luajtën gjysmëfinalen e dytë kundër Belgjikës në vitin 1986 dhe më pas festuan 2:0 me golat e Maradonës, në finale duke fituar Kupën e Botës.

Në vitin 1990, Argjentina luajti në gjysmëfinale me Italinë dhe festoi me penallti, por më pas në finale humbi ndaj Gjermanisë. Në vitin 2014, eliminuan Holandën, por sërish në finale Gjermania ishte më e mirë.