Modriç: Kroacia nuk dorëzohet kurrë
BKT
Qatar 2022

Modriç: Kroacia nuk dorëzohet kurrë

rtsh

“Mund të thuash se ne kemi të njëjtën ADN si Real Madridi sepse vazhdojmë deri në fund dhe nuk dorëzohemi kurrë”. Kështu ka deklaruar kapiteni i Kroacisë, Luka Modric në një televizion spanjoll.

“Të gjithë shikojnë nga vendet e mëdha, pasi ne jemi një vend i vogël, askush nuk na kushton vëmendje, por ne nuk kemi asnjë problem me këtë, sepse të tjerët janë favoritët dhe ne jemi në hije”, ka thënë Modriç.

“Sigurisht që do të donim të përfundonim ndeshjet më herët dhe të mos shkojmë në penallti, por ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar”, ka shpjeguar tutje mesfushori i Real Madridit, i cili dha një koment edhe për gjysmëfinalen e nesërme kundër Argjentinës.

 “Natyrisht, Lionel Messi është shumë i madh, ai është lojtari i tyre më i mirë dhe do të kemi shumë vështirësi për ta ndaluar, por jemi të përgatitur dhe do të japim maksimumin. Shpresoj të mjaftojë për të arritur në finale”, është shprehur Modriç.