Klinsmann: Anglia ekip në rritje
BKT
Qatar 2022

Klinsmann: Anglia ekip në rritje

B. H. / RTKlive

Legjenda gjermane, Jurgen Klinsmann ka shprehur simpatinë e tij për Anglinë pasi “Tre Luanët” u eliminuan nga Kupa e Botës në duelin kundër kampiones në fuqi, Francës.

Ish-reprezentuesi gjerman është përpjekur të lehtësojë shqetësimet e tifozëve të Anglisë, duke vënë në dukje bollëkun e lojtarëve të rinj me cilësi të larta aktualisht në skuadër.

"Në përgjithësi ishte shumë pozitive paraqitja e Anglisë. Franca kundër Anglisë duhej të kishte qenë një gjysmëfinale ose finale. Fatkeqësisht njëra prej tyre duhej të shkonte në shtëpi. Anglia është ende një ekip në rritje. Ky është një ekip që mund të bëhet më i mirë me kalimin e viteve. Ata kanë shumë talente që po vijnë, ata po bëhen më të mirë dhe më me përvojë pas tre turneve pozitiv. Kjo skuadër angleze do të na sjellë shumë gjëra të mëdha", ka theksuar Klinsmann.

Kupa e Botës 2026 është një mundësi reale për suksesin e “Tre Luanëve”, pikërisht për arsyet që theksoi Klinsmann. Një numër i skuadrës aktuale do të jetë në kulmin e karrierës së tyre. Bukayo Saka do të jetë 25-vjeç, Phil Foden 26-vjeç dhe Jude Bellingham vetëm 22 vjeç.