Bora zbardh Prishtinën|Foto
BKT
Foto: Jeton Musliu/RTKlive
Kosovë

Bora zbardh Prishtinën|Foto

Jeton Musliu/RTKlive

Në orët e pasditës së sotme (e hënë), Kosova është përfshirë nga reshje të dendura të borës.

Derisa në orët e paraditës, pati reshje të shiut që u përcollën me ulje të temperaturave, në orët e pasditës, vendi ka filluar të zbardhet nga bora.

Sipas Prishtina Weather, reshje të borës dhe të shiut, do të vazhdojnë në Kosovë deri me në orët e para të mëngjesit të hershëm të së martës.

Derisa temperaturat do të jenë nga -5 deri në 3 gradë celcius, ato nesër do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë celcius.

Mot i ngjashëm do të jetë gjatë tërë javës, ku temperatura maksimale pritet të jetë të premten nga 7 deri në 12 gradë celcius.  

Përndryshe, siç edhe shihet në fotografi, të reshurat e borës janë duke zbardhur  Prishtinën.

 


MË SHUME NGA Kosovë