Aksident në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, dy të lënduar
BKT
Foto: Arkiv/ RTKlive
Kronika

Aksident në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, dy të lënduar

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë.

Si shkak i këtij aksidenti ku të përfshira ishin dy automjete, dy persona kanë marr lëndime trupore.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për RTKlive se rreth orës 20:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore

Ahmeti, ka bërë të ditur se Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.


MË SHUME NGA Kronika