Gjysmëfinalja e parë e Botërorit vjen të martën
BKT
Qatar 2022

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit vjen të martën

Uran Krasniqi/RTKLive

Kroacia dhe Argjentina ndeshen të martën në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022". Kjo është edhe gjysmëfinalja e parë, e cila do ta nxjerrë njërin prej dy finalistëve.

Kroacia erdhi deri në këtë fazë pasi në çerekfinale kaloi Brazilin, kurse në 1/8 e finales Japoninë. Nga ana tjetër, Argjentina në çerekfinale ka eliminuar Holandën, ndërsa në 1/8 e finales Australinë. 

Gjysmëfinalja tjetër është mes Francës dhe Marokut dhe zhvillohet të mërkurën. 

Ndeshja e nesërme fillon në ora 20:00 dhe transmetohet direkt nga RTK.