Dënohen me nga 21 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasje të rëndë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Dënohen me nga 21 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasje të rëndë

V.Thaçi / RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.A dhe A.V për veprën penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“I akuzuari A.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 21 (njëzet e një vite), koha e kaluar në paraburgim ju llogaritet në dënimin e shqiptuar, po ashtu edhe i akuzuari A.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 21 (njëzet e një vite), koha e kaluar në paraburgim ju llogaritet në dënimin e shqiptuar”, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika