Ferdinand: Messi më i miri i Botërorit
BKT
Qatar 2022

Ferdinand: Messi më i miri i Botërorit

B. H. / RTKlive

Argjentina dhe Kroacia do të luajnë sonte në orën 20:00 në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar. Argjentinasit shpresojnë që kapiteni i tyre, Lionel Messi t`i çojë në finale.

Ish-futbollisti i Kombëtares angleze, Rio Ferdinand, është shprehur i kënaqur me paraqitjet e Lionel Messit në Katar.

“Messi është futbollisti më i mirë që Kupa e Botës ka parë ndonjëherë. Ai është si Perëndi. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha Ferdinand.

Një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave shënoi katër gola dhe shënoi dy asistime në pesë ndeshjet e deritashme në Katar. Ai u përfshi drejtpërdrejt në gjashtë nga nëntë golat e “Gauchosëve”.

Para fillimit të këtij Botërori, Messi njoftoi se kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në këtë garë. Sulmuesi i PSG-së është 35 vjeç dhe i vetmi trofe që i mungon në karrierën e tij është Kupa e Botës. Deri më tani, ai ka fituar një trofe të madh me kombëtaren e tij, atë ‘Copa America’ vitin e kaluar.