Ibrahimovic: Është e shkruar që Messi ta fitojë Kupën e Botës
BKT
Qatar 2022

Ibrahimovic: Është e shkruar që Messi ta fitojë Kupën e Botës

B. H. / RTKlive

Legjenda e Milanit, Zlatan Ibrahimovic mendon se fituesi i Kupës së Botës tashmë dihet. Në një bisedë me gazetarët në Dubai, ku Milani po merr pjesë aktualisht në një turne, ylli suedez ka dhënë mendimin e tij për Botërorin në Katar.

“Mendoj se tashmë është e shkruar se kush do ta fitojë kupën. Ju e dini shumë mirë që e kam fjalën për Messin. Kroacia dhe Franca janë kombëtare të mëdha, por nuk e vë në dyshim triumfin e Argjentinës”, tha sulmuesi 41-vjeçar, i cili luajti me yllin argjentinas te Barcelona për një vit.

Si shumica e njerëzve, ai u shpreh i lumtur për rezultatin e Marokut, i cili arriti në gjysmëfinale.

“Sinqerisht, nuk më befasuan, kanë cilësi të shkëlqyera. Gjithçka mund të ndodhë në Kupën e Botës. Ata janë një ekip i mirë dhe nuk kanë asgjë për të humbur tani. Ata do të jenë një rival shumë i rrezikshëm për Francën”, tha Ibrahimovic.