Argjentina eliminon Kroacinë, Messi i afrohet trofeut
BKT
Qatar 2022

Argjentina eliminon Kroacinë, Messi i afrohet trofeut

Uran Krasniqi/RTKLive

Lionel Messi i është afruar sërish trofeut të Kupës së Botës.

Futbollisti që ka gjithçka në vitrinën e tij po jo edhe një trofe të Botërorit e ka mposhtur së bashku me Argjentinën e tij Kroacinë në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022", duke shkuar në finale, e cila zhvillohet kundër fituesit të ndeshjes Franca-Maroku, që zhvillohet të mërkurën. 
"Gauçosët" kanë fituar me rezultat të pastër 3-0, një rezultat identik ky me atë të fitores së Kroacisë kundër Argjentinës në Botërorin e para katër vitesh në Rusi. 
Messi dhe Alvarez kanë qenë hisedarët më të mëdhenj të fitores së latinoamerikanëve dhe eliminimit të kroatëve në përballjen e sontme. 
Epërsia e argjentinasve ka ardhur në pjesën e parë. Futbollisti i shpallur disa herë si futbollisti më i mirë i botës, Messi, ka realizuar nga penalltia në minutën e tridhjetë e katërt, pasi paraprakisht Alvarez është ndalur nga mbrojtja kroate.  
Pastaj dy golat e tjerë janë shënuar nga Alvarez. 
Ka qenë minuta e tridhjetë e nëntë kur pas një korneri të realizuar nga kroatët, argjentinasit kanë realizuar një kundërsulm me anë të futbollistit të Manchester Cityt, i cili ka shkuar me top nga mesi i fushës deri tek porta kroate për ta mposhtur portierin Livakovic. 
Njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes Argjentina ka shënuar golin e sigurisë pikërisht përmes Alvarez, ku deri  te goli është ardhur pas një asistimi nga Messi, i cili ka kaluar disa mbrojtës kroatë.
Kroatët e kanë dominuar ndeshjen vetëm me posedim të topit, por jo edhe me statistika të tjera. 
Kjo do të jetë finalja e dytë e Messit në Botëror. Ai e kishte humbur finalen e vitit 2014 nga Gjermania.  

Argjentina shënon golin e sigurisë kundër Kroacisë

Njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes Argjentina po fiton kundër Kroacisë me rezultat 3-0.

Goli i tretë është realizuar nga Alvarez në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë.

Deri te goli është ardhur pas një asistimi nga Messi, i cili ka kaluar disa mbrojtës kroatë. 

Ky rezultat i jep siguri Argjentinës sa i takon kësaj ndeshje për minutat e mbetura.  

Argjentina dyfishon epërsinë kundër Kroacisë

Argjentina ka shtuar epërsinë kundër Kroacisë në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022". Momentalisht latinoamerikanët po fitojnë 2-0.

Ka qenë minuta e tridhjetë e nëntë kur pas një korrneri të realizuar nga kroatët, argjentinasit kanë realizuar një kundërsulm me anë të Alvarez, i cili ka shkuar me top nga mesi i fushës deri tek porta kroate për ta mposhtur portierin Livakovic. 

Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Pas shkuarjes së skuadrave në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh, mbetet edhe një dyzet e pesë minutësh për ta sqaruar finalistin e parë.  

Messi kalon në epërsi Argjentinën

Një top i hedhur nga Lionel Messi në anën e djathtë të portës dhe lartë ka qenë i pakapshëm për Dominik Livakovic.

Kroacia po avancon ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022". Momentalisht rezultati është 1-0. 

Futbollisti i shpallur disa herë si futbollisti më i mirë i botës ka realizuar nga penalltia në minutën e tridhjetë e katërt, pasi paraprakisht Alvarez është ndalur nga mrojtja kroate. 

Argjentinasit edhe më herët rrezikuan portën kroate me anë të Martinez. 

Nis ndeshja Argjentina - Kroacia

Ka nisur ndeshja Argjentina - Kroacia të cilat takohen sonte në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022".

Kjo është edhe gjysmëfinalja e parë, e cila do ta nxjerrë njërin prej dy finalistëve.

Kroacia erdhi deri në këtë fazë pasi në çerekfinale kaloi Brazilin, kurse në 1/8 e finales Japoninë. Nga ana tjetër, Argjentina në çerekfinale ka eliminuar Holandën, ndërsa në 1/8 e finales Australinë. 

Gjysmëfinalja tjetër është mes Francës dhe Marokut dhe zhvillohet të mërkurën. 

Argjentina - Kroacia, formacionet

Argjentina dhe Kroacia takohen sonte në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.

No description available.