Messi: Argjentina edhe një herë në finale të Kupës së Botës, shijojeni
Uran Krasniqi/RTKLive
"Argjentina është edhe një herë në finale të Kupës së Botës, shijojeni", ka thënë Lionel Messi pas triumfit të vendit të rij në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë.
Messi ishte nga protagonistët kryesor të ndeshjes, ku realizoi një gol dhe asistoi një tjetër.
"Nuk e di nëse është Botërori im më i mirë apo jo. Unë e kam shijuar këtë. Ne e dimë se kush jemi dhe u kërkuam njerëzve të besonin në ne. Kemi kaluar situata të vështira, të tjera shumë të mira. Sot jetojmë diçka spektakolare. Po kënaqem me gjithë këta njerëz dhe me të gjithë argjentinasit", ka thënë futbollisti i shpallur disa herë si më i miri në botë.
Argjentina takohet në finalen e 17 dhjetorit në Botërorin "Qatar 2022" me fituesin e ndeshjes Franca - Maroku.























