Dalic: Urime Argjentinës, luajmë për vendin e tretë
BKT
Qatar 2022

Dalic: Urime Argjentinës, luajmë për vendin e tretë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thë se skuadra tash, pas humbjes nga Argjentina, duhet të koncentrohet te ndeshja për vendin e tretë. 

“Së pari, urime Argjentinës për fitoren dhe për arritjen në finale. Gjithçka që duhet të bëjmë është të bashkohemi, të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë për vendin e tretë. Ne luajtëm mirë për gjysmë ore, duke kontrolluar topin. Ndonjëherë fati ju favorizon, ndonjëherë jo. Nuk kemi shumë për t’u ankuar, le të vazhdojmë”, ka thënë Dalic. 

Kroacia u mposht me rezultat 3-0.