Gjysmëfinalja mes Francës dhe Marokut zhvillohet të mërkurën
BKT
Qatar 2022

Gjysmëfinalja mes Francës dhe Marokut zhvillohet të mërkurën

Uran Krasniqi/RTKLive

Franca dhe Maroku ndeshen të mërkurën në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022".

Kjo është gjysmëfinalja e dytë, e cila do ta nxjerrë njërin prej dy finalistëve, pasi gjysmëfinalja e luajtur sonte mes Argjentinës dhe Kroacisë nxori finalist kombëtaren nga Amerika Latine, e cila mposhti ballkanasit me rezultat 3-0.

Franca erdhi deri në këtë fazë pasi në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë. Nga ana tjetër, Maroku në çerekfinale ka eliminuar Portugalinë, ndërsa në 1/8 e finales Spanjën. 

Ndeshja e nesërme fillon në ora 20:00 dhe transmetohet direkt nga RTK.