07:01 / 14.12.2022
Moti sot i vranët, temperaturat maksimale deri në 6 gradë
RTKlive
Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e djeshme, por në fushat termike parashihen ndryshime.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.























