Scaloni pas fitores kundër Kroacisë: Kemi arritur një objektiv të madh
BKT
Qatar 2022

Scaloni pas fitores kundër Kroacisë: Kemi arritur një objektiv të madh

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni është shprehur shumë i lumtur me fitoren kundër Kroacisë dhe kalimin në finalen e madhe të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Argjentina mbrëmë mundi Kroacinë (3-0), në gjysmëfinalen e këtij Botërori, dhe tashmë argjentinasit në finale presin fituesin e ndeshjes Marok-Francë, ndeshje kjo që luhet sonte në orën 20:00.

“Kemi arritur një objektiv të madh dhe është diçka shumë emocionuese. Por kemi edhe një hap për të bërë”, tha Scaloni.

“Tani le të shijojmë këtë triumf, pastaj të mendojmë për finalen. Njerëzit janë me ne, ata ishin edhe kur humbëm nga Arabia Saudite. Ne ndjejmë mbështetjen e të gjithëve”, theksoi strategu argjentinas.