Messi: E diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Botëror
BKT
Qatar 2022

Messi: E diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Botëror

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Asi i Argjentinës, Lionel Messi të dielën pasdite do të luajë ndeshjen e fundit në Botëror.

Argjentina mbrëmë mundi Kroacinë (3-0), duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Botës ‘Katar 2022’, ku do të ndeshet me fituesi e sfidës Francë-Marok, ndeshje kjo që luhet sonte.

Messi, i cili po i prin argjentinasve në rrugën drejt trofeut të madh në botën e futbollit, e ka pranuar se sfida e së dielës do të jetë e fundit për të një Botëror.

“A do të jetë ndeshja ime e fundit të dielën në një Kupë Botë? Patjetër që po. Nuk mendoj se do të ketë mundësi tjera”, tha Messi.

Ai është i bindur se Botërorin 2022, do ta mbyll me trofe.