Franca fiton ndaj Marokut dhe ka rastin ta mbrojë titullin
Uran Krasniqi / RTKLive
Franca ka arritur të shkojë në pozicionin ku mund ta mbrojë titullin e kampionit të botës të fituar në Botërorin e kaluar të mbajtur në Rusi, ku e kishte mposhtur Kroacinë.
Të mërkurën Franca ka shkuar në finale, pasi në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022" e ka mposhtur Marokun. Fitorja ka qenë e pastër dhe me rezultat 2-0.
Sidomos në pjesën e parë, Franca e ka dominuar në të gjitha aspektet Marokun. Francezëve nuk u janë dashur më shumë se sa pesë minuta për ta gjetur golin e avantazhit përmes Hernandez.
Francezët do të mund të shënonin të paktën edhe tre gola të tjerë, sikur Giroud dhe Mbappe të ishin më konkret, por pjesëloja e parë është mbyllur me një gol.
Pastaj, në pjesën e dytë, ka ardhur një dominim maroken me posedim të topit, por vetëm aq. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e nëntë kur Kolo Muani është gjetur në vendin e duhur dhe e ka çuar topin drejt rrjetës. Kjo pas një sllallomi nga Kylian Mbappe pasi paraprakisht topi është fituar në mesfushë.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur ndeshja. Finalja Francë - Argjentinë zhvillohet më 18 dhjetor. Që të dy finalistët janë fitues të dyfishtë të Botërorit.
Franca shton epërsinë kundër Marokut
Kolo Muani nuk e ka pasur të vështirë të shënojë pas një sllallomi nga Kylian Mbappe pasi paraprakisht topi është fituar në mesfushë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e nëntë kur futbollisti i Eintracht Frankfurt është gjetur në vendin e duhur dhe e ka çuar topin drejt rrjetës.
Franca po fiton me rezultat 2-0 kundër Marokut.
Nëse ndeshja përfundon me këto shifra, atëherë "gjelat" takohen me Argjentinën në finale. 
Vetëm dyzet e pesë minuta e ndajnë Francën nga finalja
Franca e ka dominuar në të gjitha aspektet Marokun në ndeshjen e cila i përket gjysmëfinales së Botërorit "Qatar 2022".
Francezët do të mund të shënonin të paktën edhe dy gola të tjerë, sikur Giroud dhe Mbappe të ishin më konkret, por pjesëloja e parë është mbyllur me golin e vetëm të shënuar nga Hernandez në minutën e pestë.
Skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me avantazhin minimal të Francës.
Franca kalon në epërsi qysh në fillim të ndeshjes
Nuk i janë dashur më shumë se sa pesë minuta Francës për ta gjetur golin e avantazhit kundër Marokut në ndeshjen e cila i përket gjysmëfinales së Botërorit "Qatar 2022".
Një kombinim nga Griezemann, Varane dhe Hernandez ka rezultuar me gol nga ky i fundit.
Në dispozicion të Marokut mbeten edhe minuta të shumtë për të tentuar ta vendosin barazpeshën.
Fillon ndeshja Franca - Maroku
Ka filluar ndeshja Franca dhe Maroku e cila i përket gjysmëfinales së Botërorit "Qatar 2022".
Kjo është gjysmëfinalja e dytë, e cila do ta nxjerrë njërin prej dy finalistëve, pasi gjysmëfinalja tjetër mes Argjentinës dhe Kroacisë nxori finalist kombëtaren nga Amerika Latine, e cila mposhti ballkanasit me rezultat 3-0.
Franca erdhi deri në këtë fazë pasi në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë. Nga ana tjetër, Maroku në çerekfinale ka eliminuar Portugalinë, ndërsa në 1/8 e finales Spanjën.
Franca - Maroku, formacionet
Franca dhe Maroku takohen sonte në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
























