Cana e favorizon Francën para Argjentinës për titull
BKT
Qatar 2022

Cana e favorizon Francën para Argjentinës për titull

Uran Krasniqi / RTKLive

Ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, po e sheh Francën më shumë se sa Argjentinën favorite për ta fituar titullin kampion në Botërorin "Qatar 2022". Por, ka sqaruar se bëhet fjalë vetëm për një përqindje të vogël.

"Pavarësisht disa mungesave, që ngrenë disa pikëpyetje, Franca mbetet favorite për titull. Kur ke një sulmues si Mbappe atëherë je favorit. Me një përqindje të vogël i shoh favorit për finalen, por duhet një Francë me zotësi më të mëdha se sa sonte që e pamë kundër Marokut", ka thënë Cana për RTK. 
Ai ka thënë se e ka bërë të ndihet mirë fakti i depërtimit të Marokut deri në gjysmëfinale, si një vend që nuk ishte pritur ta kishte një sukses të tillë.  
Cana ka kujtuar edhe paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2016, duke e cilësuar moment kulmor.  

Duke komentuar grupet e Kosovës dhe të Shqipërisë për Euro 2024, Cana ka thënë se Kosova do ta ketë më të vështirë, por ai ka parë rritje të cilësisë te ekipet dhe nuk ka përjashtuar mundësinë për sukses. 

Futbollisi nga Kosova ka treguar se në mendjen e tij ekziston një ide për një shkollë futbolli në Gjakovë, ku do të mblidheshin talentët e rajonit të Dukagjinit.