23:30 / 14.12.2022
Regragui: Dhamë maksimumin, këtu për gabimin më të vogël paguan kesh
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka thënë se pas humbjes nga Franca në gjysmëfinale të Botërorit "Qatar 2022" skuadra e drejtuar nga ai kthehet në atdhe me kokën lart.
“Kemi dhënë maksimumin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kishim disa dëmtime, humbëm Aguerd gjatë nxemjes, pastaj Sais dhe Mazraui, por unë nuk kam asgjë për të thënë, pasi gabimi më vogël këtu paguhet kesh”, ka theksuar trajneri i Marokut.
Maroku është mposhtur me rezultat 2-0.























