09:40 / 15.12.2022
De Paul para finales me Francën: Besoj shumë në grupin tonë
F.Bytyqi /RTKLive
Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka folur para finales në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Argjentina do të përballet me Francën në finalen e madhe të këtij Botërori.
De Paul thotë se beson shumë në Kombëtaren e tij.
“Unë besoj shumë në këtë grup. Tani ne po argëtohemi. Ne mund të bëjmë gjera të mira në finale”, ka thënë De Paul.
Finalja ndërmjet Argjentinës dhe Francës luhet të dielën pasdite.























