10:11 / 15.12.2022
Gjendet i vdekur një shqiptar nga Novi Pazari
E.Hoti/RTKlive
Dje në Magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë një person është gjetur pa shenja jete.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është shqiptar nga Novi Pazari.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.























