10:33 / 15.12.2022
Një i arrestuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
E.Hoti/RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar është arrestuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30, në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shpërndarë, ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.























