11:00 / 15.12.2022
Francë-Marok, përplasje mes tifozëve, vdes një 14-vjeçar
rtsh
Një djalë 14 vjeç ka vdekur natën e mbrëmshme në Montpellier, i goditur nga një makinë gjatë festimeve për kualifikimin e Francës në finalen e Kupës së Botës në Katar, pasi mundi Marokun.
Personi në timonin e mjetit është larguar, ndërsa “makina është gjetur pranë vendit të aksidentit dhe është sekuestruar”, sqarojnë autoritetet franceze në një deklaratë, duke saktësuar se “hetimet po vijojnë me shpejtësi”.
Viktima e aksidentit, i cili u dërgua në spital, ka ndërruar jetë pak pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Sipas deputetes Nathalie Oziol siç tregohet në Twitter, "ngjarjet kanë ndodhur në lagjen e njohur La Paillade, ndërsa viktima ishte 14 vjeç. Kjo ngjarje sportive - shtoi ajo - po përfundon në një tragjedi absolute".























