Griezmann: Mezi presë të përballem më lojtarin më të mirë në botë
Qatar 2022

Griezmann: Mezi presë të përballem më lojtarin më të mirë në botë

F.Bytyqi /RTKLive

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, ka thënë se mezi pret të përballet “më të mirin në botë”.

Franca dhe Argjentina do të përballen të dielën pasdite në finalen e madhe të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

“Argjentina është një ekip si i yni, një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë”, tha ai.

“E diela do të jetë një lojë e vështirë. Finalja do të vendoset nga detajet e vogla”, theksoi Griezmann.


MË SHUME NGA Qatar 2022