18:45 / 15.12.2022
Federata marokene ankohet për arbitrimin e ndeshjes me Francën
Uran Krasniqi/RTKLive
Federata e Futbollit e Marokut ka dorëzuar një ankesë në FIFA për paraqitjen e gjyqtarit Cesar Ramos gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Marokut në Kupën e Botës ndaj Francës.
“Federata i ka shkruar organit përkatës për të shqyrtuar vendimet e arbitrave që i privuan ekipit maroken dy penallti të padiskutueshme për disa specialistë të arbitrave. Federata është po aq e habitur që asistenti i VAR nuk reagoi ndaj këtyre situatave”, ka njoftuar federata marokene.
Maroku humbi ndeshjen e së mërkurës 2-0, ku për skuadren franceze realizuan Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani.
Në finalen e 18 dhjetorit Franca ndeshet me Argjentinën.