Zaneti: Messi e meriton titullin kampion, ai është i nivelit të Maradonës
Qatar 2022

Zaneti: Messi e meriton titullin kampion, ai është i nivelit të Maradonës

Uran Krasniqi/RTKLive

Lionel Messi është në të njëjtin nivel me Diego Armando Maradonën dhe meriton të fitojë trofeun e Kupës së Botës, sipas ish-bashkëlojtarit të tij te Argjentina, Javier Zanetti.

Argjentina do të paraqitet në finalen e gjashtë të Kupës së Botës të dielën, ku do të përpiqet të ndalojë Francën që të bëhet skuadra e parë që mbronë titullin që nga viti 1962, kur një gjë të tillë arriti ta bëjë Brazili.

“Messi është një lojtar i madh, mendoj se ai është në të njëjtin nivel me Diegon. Ai është lojtari më i fortë në botë dhe bën diferencën në fushë. Shpresoj që Argjentina të mund ta sjellë Kupën e Botës në vendin tonë”, ka thënë Zaneti. 


MË SHUME NGA Qatar 2022