Neville beson se Southgate duhet të mbetet trajner te Anglia
Qatar 2022

Neville beson se Southgate duhet të mbetet trajner te Anglia

Gareth Southgate duhet të qëndrojë si trajner i Anglisë për Euro 2024 pavarësisht eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës, ka thënë Gary Neville.

"Mendoj se Gareth po bën një punë shumë të mirë dhe për mua është i duhuri për një turne tjetër. Ai i ka parë të gjitha, dhe unë mendoj se ai duhet të mbahet brenda sistemit për të dizajnuar të ardhmen. Ai ka qenë atje për dhjetë vite", ka thënë ish-futbollisti anglez. 

Anglia pavarësisht se pati performancë të mirë në fazën grupore, pësoi nga Franca në çerekfinale në një ndeshje që përfundoi me rezultat 2-1 dhe ku anglezët shënuan vetëm përmes penalltisë. 


MË SHUME NGA Qatar 2022