Goditi dy fëmijët e tij 11 dhe 14 vjeç, arrestohet i dyshuari
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Goditi dy fëmijët e tij 11 dhe 14 vjeç, arrestohet i dyshuari

E.Hoti/RTKlive

Një person është arrestuar mbrëmë në Han të Elezit për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i ka goditur dy fëmijët e tij 11 dhe 14 vjeçar.

“Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin A.M (M/K) i moshës 38 vjeçar, i cila shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje, duke i goditur dy fëmijët e tij 11 dhe 14 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje".


MË SHUME NGA Kronika