58 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Kronika

58 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit

V.Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 58 aktakuza, kundër 65 personave për vepra të ndryshme penale, derisa janë ndaluar për 48 orë tetë persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave për kryerje të veprave penale.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë aktakuza ndaj 10 personave.10 aktakuza ndaj 10 peronave ka ngritur Prokuroria Themelore e Ferizajt. 10 aktakuza ndaj 10 personave ka ngritur Prokuroria Themelore e Prizrenit. Shtatë aktakuza ndaj 7 personave ka ngritur Prokuroria Themelore e Mitrovicës, 15 aktakuza ndaj 20 personave ka ngritur Prokuroria e Gjilanit, kurse Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 7 aktakuza ndaj 8 personave.


MË SHUME NGA Kronika