Daliç para ‘finales së vogël’: Duam medaljen e bronztë
Qatar 2022

Daliç para ‘finales së vogël’: Duam medaljen e bronztë

F.Bytyqi /RTKLive

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, në konferencën për media, një ditë para duelit me Marokun, ka thënë se skuadra e tij synon vendin e tretë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Kroacia dhe Maroku do të përballen nesër pasdite në ndeshjen për pozitën e tretë në këtë Botëror.

Strategu kroat tha se skuadra e tij do të jetë pa disa lojtarë shkak i lëndimeve nga ndeshjet e kaluara, megjithatë, ai beson se të besuarit e tij, do ta fitojnë ndeshjen kundër Marokut.

“Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur me dëmtim  në këmbë, ka probleme edhe Brozoviç. Për finalen e vendit të tretë-katërt do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur, do të bëjmë gjithçka për të fituar”, tha ai.

“Ne duam të të përfundojmë të tretët. Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për një vend në podium”, theksoi Daliç.

Ndeshja Kroaci-Marok nis në orën 16:00.


MË SHUME NGA Qatar 2022