Tri variantet e preferuara nga Scaloni për finalen e Katar 2022
RTSH
Mediat argjentinase kanë zbukuar se Lionel Scaloni pritet që t’u tregojë që sot lojtarëve se kush do të jenë ata që do të zbresin në fushë si titullarë përballë Francës.
Burime pranë kombëtares dy herë kampione të Botës kanë zbuluar se komisari teknik ka në kokë tre skema të ndryshme, të cilat kërkojnë aktivizimin e disa lojtarëve të ndryshëm.
Dilemat - Për këtë motiv emra si Angel Di Maria apo Leandro Paredes janë në pikëpyetje pasi përdorimi ose jo i atyre është në vartësi të skemës që do të preferojë Scaloni. Ndërkohë që jo më pak mister janë edhe lojtarët që do të aktivizohen në korsitë anësore të fushës. Rikthimi i Marcos Acuña dhe Gonzalo Montiel mund të vendosin në dyshim aktivizimin e Nicolás Tagliafico-s dhe Nahuel Molina-s.
Tre formacionet e preferuara nga Scaloni:
5-3-2: Emiliano Martínez; Nahuel Molina, Cristian Romero, Nicolás Otamendi, Lisandro Martínez, Nicolás Tagliafico ose Marcos Acuña; Rodrigo De Paul, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister; Lionel Messi y Julián Álvarez.
4-4-2: Emiliano Martínez; Nahuel Molina, Cristian Romero, Nicolás Otamendi, Nicolás Tagliafico ose Marcos Acuña; Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister; Lionel Messi y Julián Álvarez.
4-4-3: Emiliano Martínez; Nahuel Molina, Cristian Romero, Nicolás Otamendi, Nicolás Tagliafico ose Marcos Acuña; Rodrigo De Paul, Enzo Fernández, Alexis Mac Allister; Ángel Di María, Julián Álvarez y Lionel Messi.