Botërori "Qatar 2022" vjen me ndeshjen për vendin e tretë
Qatar 2022

Botërori "Qatar 2022" vjen me ndeshjen për vendin e tretë

Uran Krasniqi/RTKLive

"Khalifa International Stadium" pritet të jetë nikoqir i ndeshjes së vendit të tretë e cila zhvillohet të shtunën mes Kroacisë dhe Marokut.

Kroacia u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, pasi paraprakisht eliminoi Brazilin dhe Japoninë, ndërsa Maroku në gjysmëfinale u eliminua nga Franca pasi paraprakisht eliminoi Portugalinë dhe Spanjën. 

Ndeshja e nesërme fillon nga ora 16:00 dhe pritet që të transmetohet nga RTK. 

Vetëm një ditë më vonë, të dielën, zhvillohet finalja mes Francës dhe Argjentinës. 


MË SHUME NGA Qatar 2022