Tre të arrestuar dhe një i kërkuar për dhunë në familje
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Tre të arrestuar dhe një i kërkuar për dhunë në familje

V.Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve janë arrestuar tre meshkuj kosovar të dyshuar dhe një është në kërkim për dhunë në familje.

Të dyshuarit janë njëri nga Fushë Kosova dhe tjetri nga Podujeva, kurse i kërkuari Lipjani.

Sipas njoftimit viktimat kanë pësuar lëndime dhe iu është ofruar tretman mjekësor, ku njëra po mbahet në QKUK për shërim.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu në fshatin Mamushë të Prizrenit viktima femër kosovare ka raportuar se vjehrra dhe vjehrri i saj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Rast tjetër në Prizren është se dy viktimat femër dhe mashkull kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë në familjen e tyre duke iu kërkuar para viktimave. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Edhe në Pejë është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit me dëshirën e saj është vendosur në shtëpi të sigurt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Mitrovicë ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar është duke shkaktuar dhunë në familjen e tyre. I dyshuari ende nuk është takuar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika