Deschamps: Po përpiqem të fitojë Franca, edhe pse disa francezë duan Messin
Qatar 2022

Deschamps: Po përpiqem të fitojë Franca, edhe pse disa francezë duan Messin

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se mund të ketë edhe francezë të cilët duan që Lionel Messi ta çojë lart trofeun e Botërorit, por ai po përpiqet që Franca ta ruajë titullin e kampionit.  

“Unë jam duke u fokusuar vetëm për të siguruar që të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar Botërorin. Objektivi është të dalim me titull. Nuk kam ndonjë shqetësim apo stres të veçantë. Mendoj se kur përgatitesh për një ndeshje si kjo, veçanërisht një finale të Kupës së Botës, duhet të ruash fokusin te ndeshja dhe të qëndrosh i qetë", ka thënë trajneri francez. “Unë e njoh Argjentinën dhe shumë njerëz në mbarë botën, ndoshta edhe disa francezë, shpresojnë që Messi ta fitojë Botërorin, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur objektivin tonë”.

 Deschamps ka krahasuar se çka do të thotë të jesh lojtar dhe trajer te Franca. 

“Të jesh trajner i Francës është gjëja më e mrekullueshme që më ka ndodhur në karrierën time. Kam luajtur për Francën dhe kjo ishte një arritje e madhe, por të jesh trajner për kaq gjatë ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme Jam i kënaqur që jam trajner, por gjëja më e rëndësishme është ekipi, jo unë, unë jam në shërbim të tyre. Gjithçka ka të bëjë me ekipin, jo me mua, nuk jam personi më i rëndësishëm këtu", është shprehur ai.


MË SHUME NGA Qatar 2022