Kroacia mposht Marokun, sërish e bronztë
Qatar 2022

Kroacia mposht Marokun, sërish e bronztë

Uran Krasniqi/RTKLive

Kroacia e ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin "Qatar 2022". Kjo pasi në ndeshjen për vendin e tretë ka fituar kundër Marokut. 


Ndeshja e zhvilluar në "Khalifa International Stadium" ka përfunduar me fitoren e ballkanasve me rezultat 2:1. 

Të tre golat janë shënuar në pjesën e parë. Fillimisht realizuan kroatët në minutën e shtatë përmes Gvardiol. Gëzimi kroat ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi marokenët kanë barazuar me anë të Dari.

Kur është dukur se pjesa e parë do të mbyllet baraz ka dalë në skenë Orsic (42') i cili ka realizuar për avantazhin tjetër të kroatëve.

Kjo është hera e dytë që Kroacia zë vendin e tretë në një Botëror. Hera e parë ishte më 1998 në kampionatin e mbajtur në Francë, ku në ndeshjen për vendin e tretë kroatët kishin mposhtur Holandën dhe atë pikërisht me rezultat 2-1. 

Kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave për një muaj. Në ndeshjen e fazës së grupeve, ku Kroacia dhe Maroku ishin pjesë e Grupit F, ndeshja mes tyre përfundoi baras dhe pa gola. 

Kroacia suksesin më të madh e ka arritur më 2018, kur në Botërorin e mbajtur në Rusi, kishte shkuar deri në finale, ku ishte mposhtur me rezultat 4-2. 

Kroacia, shtet i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, për herë të parë mori pjesë në një garë ndërkombëtare futbollistike më 1996 në Evropianin e mbajtur në Angli.  

Kroacia në epërsi pas pjesës së parë

Kroacia ka shkuar me epërsi në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh të ndeshjes për vendin e tretë në Botërorin "Qatar 2022" kundër Marokut.

Dyzet e pesë minutëshi i parë ka sjellë tre gola dhe momentalisht rezultati është 2-1. 
Fillimisht realizuan kroatët në minutën e shtatë përmes Gvardiol. Gëzimi kroat ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi marokenët kanë barazuar me anë të Dari.
Kur është dukur se pjesa e parë do të mbyllet baraz ka dalë në skenë Orsic (42') i cili ka realizuar për avantazhin tjetër të ballkanasve. 

Fillon ndeshja Kroacia  - Maroku

Ka filluar ndeshja Kroacia - Maroku e vlefshme për vendin e tretë në Botërorin "Qatar 2022".

Kroacia u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, pasi paraprakisht eliminoi Brazilin dhe Japoninë, ndërsa Maroku në gjysmëfinale u eliminua nga Franca pasi paraprakisht eliminoi Portugalinë dhe Spanjën. 

Të dielën, zhvillohet finalja mes Francës dhe Argjentinës. 

Kroacia - Maroku, formacionet

Kroacia dhe Maroku ndeshen sot për vendin e tretë në Botërorin "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.


MË SHUME NGA Qatar 2022