Scaloni: Ndeshja me Francën është shumë më shumë se përballje Messi-Mbappe
Qatar 2022

Scaloni: Ndeshja me Francën është shumë më shumë se përballje Messi-Mbappe

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se ai tashmë është përcaktuar për strategjinë e lojës ndaj Francës. 

Franca dhe Argjentina takohen të dielën në finale të Botërorit "Qatar 2022". 
"Ne e kemi planin tonë të lojës, ne dimë se si do të luajmë, dhe tani na mbetet vetëm të ekzekutojmë atë. Shpresoj se do të mund të luajmë një ndeshje të ngjashme siç bëmë kundër Holandës në çerekfinale - por ta fitojmë ndeshjen pa pasur nevojë të kalojmë nëpër procesin e vështirë të gjuajtjeve të penalltive”, ka thënë ai. 
Scaloni është shprehur se ndeshja finale shkon përtej përballjes Messi - Mbappe. 
“Ne duhet të fokusohemi në të bërit një ndeshje të mirë kolektive. Ndeshja e së dielës është shumë më tepër se Lionel Messi kundër Kylian Mbappe, kjo shkon përtej kësaj, është Argjentina kundër Francës. 


MË SHUME NGA Qatar 2022