Teoria konspirative "do fitojë Messi" shqetëson Francën
RTSH
Argjentina dhe Franca po i afrohen finales së nesërme të Botërorit në Doha me humor të ndryshëm.
Entuziazëm i madh për amerikano-jugorët, të rrëmbyer nga bëmat e Leo Messit; pak shqetësim për transalpinët që luftojnë me disa lojtarë të prekur nga “gripi i devesë”. Të parët që shfaqën simptoma ishin Upamecano dhe Rabiot, që munguan në gjysmëfinale kundër Marokut dhe të vendosur në izolim, pastaj janë edhe Varane dhe Konate, me simptoma të lehta për të parin dhe pak më të fortë për të dytin. Theo Hernandez gjithashtu humbi stërvitjen për shkak të një dëmtimi në gju. Megjithatë, nuk është vetëm infermieria ajo që shqetëson francezët. Në fakt, pragndeshja u shënua nga lajmet për një komplot të supozuar që do të synonte të fitonte Argjentina.
Rmc Sport i ka kushtuar shumë hapësirë kësaj teme, bazuar në disa elementë. Si fillim gishti drejtohet nga Leo Messi, shtatë herë Topi i Artë, i cili nuk ka arritur kurrë të fitojë një Kupë Bote deri më tani. Në moshën 35-vjeçare, mallkimi u thye vitin e kaluar kur Pulce fitoi Kupën e Amerikës, para së cilës ai nuk kishte ngritur asnjë trofe me ekipin kombëtar. Sipas tezës së konspiracionit, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk do të donte që lojtari i PSG-së ta mbyllte karrierën e tij pa fituar kurrë një kampionat botëror.
Skuadra e Scalonit, pikërisht në sajë të këtij ndikimi, ka marrë marrë deri tani ndihma të ndryshme: nga pesë golat e shënuar nga Messi në Katar, tre erdhën me goditje nga vendi. Por Argjentina pati edhe një të katërt, kundër Polonisë, të humbur nga numri 10. Disa nga këto vendime janë rrethuar me polemika. Sidomos bilbili italian, Orsato ndaj Kroacisë në gjysmëfinale. Arbitri i cili u akuzua gjithashtu se nuk kishte dhënë një goditje nga këndi menjëherë më parë, veprim nga i cili nisi kundërsulmi argjentinas që çoi në goditjen e penalltisë. Edhe presidenti kroat, Zoran Milanovic doli në fushë duke thirrur skandalin: "Penallti imagjinare".
Edhe Pepe, mbrojtësi portugez, kishte thënë se gjithçka ishte vendosur për fitoren e Messit, pak orë para Argjentinë-Kroaci, pas eliminimit nga Maroku: “Është e papranueshme që një argjentinas të na gjykojë pas asaj që ndodhi të premten, me ankesat e Messit ndaj Holandës. Pas asaj që pashë sot, ata gjithashtu mund t'i japin Argjentinës titullin direkt”.
Në Francë nuk është anashkaluar asgjë, për të mos përmendur gëzimin e vërtetë, me të cilin llogaria spanjolle e FIFA-s ka postuar disa herë në Tëitter për të festuar fitoret e Albiceleste në Kupën e Botës. Një ekzaltim që gjykohet i tepruar, pasi është organi më i lartë i futbollit në botë.
Nuk mund të mohohet: të dielën në orën 16:00 do të ketë presion të madh ndaj arbitrit polak, Marciniak.