Martinez: Franca favorit, por ne kemi Messin
Uran Krasniqi/RTKLive
Emiliano Martinez mendon se kampioni në fuqi, Franca do të jetë favorit të dielën, por beson se Lionel Messi mund t`i kthejë gjërat në favor të ekipit të tij.
“Natyrisht kur fituam "Copa America" në Brazil, ata ishin favoritët. Tash është e njëjta gjë, njerëzit mund të thonë se Franca është favorit. Por ne kemi avantazhin, kemi lojtarin më të madh të të gjitha kohërave", ka thënë ai.
Martinez ka folur për gjendjen momentale të Messit.
"Ai po luan shumë mirë dhe kjo i jep shumë energji skuadrës, sepse ne kemi lojtarin më të mirë. Ai është i emocionuar, është plot gëzim dhe kjo na ndihmon shumë", ka thënë ai.
Finalja Francë - Argjentinë zhvillohet të dielën. Franca erdhi deri në finale, pasi paraprakisht në gjysmëfinale fitoi kundër Marokut, në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë. Argjentina erdhi në finale pasi paraprakisht në gjysmëfinale kaloi Kroacinë, në çerekfinale ka eliminuar Holandën, ndërsa në 1/8 e finales Australinë.