Regragui: Jemi të lumtur, Maroku në mesin e katër skuadrave më të mira
Qatar 2022

Regragui: Jemi të lumtur, Maroku në mesin e katër skuadrave më të mira

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, ka thënë se ndihet i lumtuar pasi skuadra që ai e drejton është në mesin e katër skuadrave më të mira në botë.

Ai ka komentuar pas humbjes së skuadrës marokene nga Kroacia me rezultat 2-1, me ç'rast kroatët arritën ta kapnin vendin e tretë në Botërorin "Qatar 2022". 

"Është një humbje e hidhur, por mendoj e merituar, gjë që më lë të zhgënjyer. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur, duke pasur një ekip që nuk u dorëzua. Do të kujtojmë shumë ndeshje, do të kthehemi më të fortë. Bashkuam vendin tonë për një muaj, të gjithë ata ishin të lumtur”, ka thënë ai. "Do të duhet të kthehemi edhe më të fortë, njerëzit do të na presin. Jemi të lumtur në fund, jemi ndër katër skuadrat më të mira në botë".


MË SHUME NGA Qatar 2022